Në një ndeshje futbolli në Honduras është shënuar një nga golat më qesharak të vitit. Në përballjen në mes të Olimpia dhe Motagua, vendasit po kërkonin golin e barazimit në fundin e ndeshjes, dhe e gjetën atë jo vetëm një por dy herë, shkruan Gazeta Blic. Përveç golit të rregullt të shënuar nga skuadra vendase, për golin e barazimit 2-2, një tifoz i cili hyri në fushi arriti që poashtu të dërgonte topin në rrjetë, në të njëjtën kohë. Ky incident nuk u vërejt fare nga gjyqtarët, ndërsa atë mund ta shikoni në videon e mëposhtme: