Anglia fitoi 2-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë të Botërorit “Rusi 2018”, por goli i fitores për “tre luanët” erdhi në minutën e 91-të nga sulmuesi i Totenhemit, Harri Kin. Një tifoz i Totenhemit dhe natyrisht i kombëtares britanike, ka vendosur ta festojë këtë triumf në mënyrën më të veçantë, duke e bërë minutën e 91-të dhe emrin e sulmuesin tatuazh në pjesën e pasme (në tule). Duke pritur golin e fitores, fillimisht kisha vendosur që të pija me një frymë një birrë dhe më pas të bëja një tatuazh. Nuk jam penduar që e kam bërë atë”, tha Sean, tifozi që ka vendosur të bëjë tatuazh momentin e shënimit të golit të fitores së Kin.