Një tifoz i klubit të futbollit Gjilani i ka propozuar martesë të dashurës së tij, në stadiumin e Gjilanit, menjëherë pas ndeshjes me Drenicën. Gjilani fitoi 2 me 1 ndaj Drenicës, ndërsa pas ndeshjes futbollistët gjilanas iu afruan tifozëve “Skifterat” me një pankartë në duar.
“A do të martohesh me mua?” shkruhej në pankartën që mbanin futbollistët e Gjilanit. Përgjigja pozitive nga e dashura e tifozit gjilanas rindezi atmosferën e zjarrtë në stadium.