Shkodran Mustafi nuk pëlqehet nga shumë tifozë të Arsenalit, të cilët besojnë se qendërmbrojtësi me nënshtetësi gjermane nuk është mjaftueshëm i mirë për të qenë titullar në skuadrën e tyre. Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi u transferua në Arsenal në vitin 2016 për rreth 40 milionë euro, duke u bërë njëri nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha. Ai e nisi mjaft mirë karrierën në Londër, mirëpo tifozët ankohen për gabimet që ai i bën gjatë ndeshjeve.
https://twitter.com/i/status/1113872608024518660
Një transferim gjatë afatit kalimtar të verës duket i mundshëm sepse Mustafi ka cilësi të mira si qendërmbrojtës dhe ka shumë potencial. Megjithatë, ai i bën disa gabime të cilat tani janë grumbulluar në një video. Deri më tani, në këtë sezon të Premierligës, ai i ka shkaktuar dy penallti dhe në të dyja rastet ato penallti i kushtuan Arsenalit fitoren.