Tifozët e Manchester United nuk po i presin aspak mirë rezultatet e dobëta që po ka nën drejtimin e Jose Mourinhos. Në Premier League ‘Djajtë e Kuq’ gjenden në pozitën e 10 me po aq pikë, njëkohësisht 9 pikë larg nga lideri Manchester City. Kjo ka ndikuar tek tifozët, të cilët nuk janë mësuar ta shohin klubin në këtë gjendje. Gjatë humbjes nga West Ham, një tifoz mori gërshërët dhe shqyu fanelën e kuqe, duke u shprehur tejet i revoltuar me formën që po e kalon Unitedi.