Një tifoz i klubit brazilian, Flamengo ka dhuruar spektakël në stadium duke vepruar si një gjyqtar, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta KOHA. Tifozi shihet me kufje në vesh, dhe tregon kartonët e verdhë dhe të kuq.
Gjithashtu në fund të videos, ai ndalon për një moment teksa bën me shenjë se është duke dëgjuar VAR-in (videoasistentin e referit).
Në disa momente ai tregon se VAR-i është në gjumë. Kjo video është duke e bërë xhiron e botës në rrjete sociale.