Tifozët e Baselit dhe të Young Boys në ndeshjen e djeshme hodhën sende të ndryshm sportive në shenjë proteste ndaj eSports. Ultrasit e të dy palëve me veprimin e tyre treguan se janë kundra zhvillimit të turneut për lojrat elektronike në stadiumin e tyre. Përveç topave të tenisit, ata hodhën në fushë edhe paisje të Play Station, si leva. Gjithashtu mbanin një flamur të madh me simbolin e pauzës, ku lexohej edhe një tjetër banderole me “F*ck eSports”. Protesta e tyre zgjati 15 minuta në ndeshjen e vlefshme për kampionatin zviceran, ku Young Boys e fitoi me rezultatin e thellë 7-1. Kampionët në fuqi të Superligës helvete u mundën 3-0 javën e kaluar nga Manchester United në kuadër të raundit të parë të Champions League. Mirëpo, në kampionat vazhdojnë serinë e fitoreve, duke regjistruar shtatë radhazi, ndërsa mbajnë kreun më 21 pikë. Tottenham është njëri nga ekipet që ka pranuar për organizimin e një turneu të tillë.