Samuel Eto’o është përgjëruar që racizmi të zhduket nga futbolli, duke thënë se është i lodhur duke i parë momentet më të këqija në sportin më të bukur duke u përsëritur.
Eto’o foli për racizmin pak javë pasi sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, u abuzua në baza raciste nga tifozët e Cagliarit gjatë një ndeshje në Serie A. Cagliari i shpëtoi ndëshkimit nga Federata e Futbollit e Italisë, megjithatë, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Ndërkohë, të hënën, analisti italian i sportit, Luciano Passirani, u shkarkua nga një televizion italian pasi bëri komente raciste për Lukakun, edhe pse më vonë këmbënguli se qëllimi i tij ishte ta komplimentonte belgun.
“Këto janë momente trishtueshme dhe më e keqja është se ato po përsëriten”, tha Eto’o për Cadena Ser. “Ju përgjërohem të na ndihmoni në mënyrë që futbolli në tribuna të jetë i pastër më me shumë arsimim”.
“I verdhë, i zi, i portokalltë.. në fund, të gjithë jemi të njëjtë, dhe fëmijët tanë duhet ta dinë këtë. Tifozët të shajnë e të quajnë majmun dhe pastaj të kërkojnë të bësh foto me ta. Ata kanë fotografi me një majmun”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit.