Edon Zhegrova ishte lojtari më i kritikuar nga tifozët në barazimin 2-2 të Kosovës ndaj Danimarkës Kosova luajti baraz 2-2 me Danimarkën në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin mitik, Fadil Vokrri, shkruan Periskopi, përcjell gazeta Koha. Edon Zhegrova në këtë takim u inkuadrua në pjesën e dytë duke zëvendësuar Milot Rashicën. 19 vjeçari bëri një paraqitje zhgënjyese dhe ishte fajtor për njërin nga golat që e pësoi Kosova. Zhegrova në shumicën e rasteve u tregua egoist dhe pas ndeshjes është kritikuar me të madhe nga tifozët e Kosovës.
E madje një tifoz ka një kërkesë të përçudshme për ndeshjen e ardhshme të Kosovës ndaj Bullgarisë që luhet të hënën me fillim nga ora 20:45. Ky tifoz ka kërkuar që dikush ta çojë Zhegrovën te dajtë të hënën në mënyrë që ai të mos ketë mundësi që të luajë për Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë.