Ndeshja Sevilla-Lazio, e vlefshme për 1/16-tat e kthimit në Europa League ka vulosur eliminimin e ekipit bardhekaltër, por përpara startit është shoqëruar nga jo pak trazira. Në qytetin e Sevijes, në fakt, tifozët lacialë ishin bashkuar me ato të Espanjolit, “Ultras Sur”, për t’u konfrontuar me vendasit.
Policia ka ndërhyrë dhe nuk ka lënë që gjendja të agravohet, teksa ultrasit lacialë ishin të shumtë dhe kanë krijuar jo pak rrëmujë. Por, në videot që kanë qarkulluar, ka bërë bujë sidomos momenti kur një gjyshe, pra në moshë të madhe, teksa vazhdonte me karvanin e tifozerisë së Lazios, mbante edhe dy gishtat e ngritur lart në drejtim të tifozëve kundërshtarë dhe policisë.