Duket se ditë të mira po vijnë për Jose Mourinhon te Manchester United. Pas rezultateve negative, tifozët e “Djajve të Kuq” filluan t’ia vështirësojnë punët Jose Mourinhos, që madje kërkonin largimin e tij nga “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express. Por, katërt fitoret me radhë në Premierligë kanë ndërruar krejtësisht sjelljen e tifozëve karshi ish trajnerit të Chelseat, të cilët kanë bërë një banderolë për portugezin, duke e shpalosur në qendrën stërvitore të “Djajve të Kuq”. “Një dhe i vetmi”, shkruhet në banderolën e cila po qarkullon në rrjetet sociale. United aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 33 pikë, 13 më pak se lideri Chelsea.