Krystian Bielik i Charlton ndoshta nuk priste që të lëndohej nga një prej tifozëve të tij, por ky është niveli i skenave kur shënon golin e fitores në minutën e 93-të. Në shtëpinë e Accrington Stanley në Ligën e Parë, Charlton Athletic mori fitoren në minutat shtesë të ndeshjes kur Karlan Grant shënoi nga pika e bardhë, bën të ditur Periskopi, përcjell gazeta KOHA.
Disa tifozë nuk mund të përmbaheshin kur u shënua goli, derisa hynë në fushë për ta festuar fitoren. Por fatkeqësisht për Bielik, në huazim nga Arsenali, u lëndua pasi një tifoz rrëshqiti duke vrapuar për të festuar.
Këto janë skenat qesharake që kanë ndodhur në Angli.
Video: A Charlton fan accidentally collides with Krystian Bielik in the celebrations following their injury time winner against Accrington Stanley earlier today. Hopefully he's OK! #AFC pic.twitter.com/fDYSgVN9CT
— AFC LoanWatch (@AFC_Loanwatch) January 19, 2019