Një mënyrë e festimit të golit mund të ketë pasoja për karrierën, kështu që duhet pasur kujdes. Ka ndodhur së fundi në Itali, ku tifozët e skuadrës së Leçes kanë frenuar berjen e futbollistit të Barit.
Nikola Strambeli nuk mund të luajë për Leçen. Fantazisti i lindur në Bari, pavarësisht të dhënave të mira teknike dhe “ok”-it të Liveranit, nuk vjen te Leçe për një detaj: ka festuar poshtë hundës së tifozëve të Leçes me “tren”, kur ka shënuar për Barin. Dje është shfaqur një banderolë e tiufozëve të Leçes, ku shkruhej: “Strambeli, nuk të duam”. Në rrjetet sociale në fakt tifozët janë të ndarë. Jo se një barez nuk mund të veshë fanellën e Leçes, por sepse ka festuar në një mënyrë të papërshtatshme kur ka shënuar ndaj Leçes.