Përveç që nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jose Mourinhos, Marouane Fellaini tani ka humbur edhe besimin e tifozëve. Mesfushori belg është shndërruar në fytyrën tragjike të “Djajve të Kuq” në ndeshjen ndaj Everton. Ai hyri në lojë në minutën e 85’të, derisa shkaktoi penallti në atë të 87’të, duke ia mundësuar mysafirëve që të barazojnë rezultatin në 1:1. Kështu “Djajtë e Kuq’ lëshuan një pikë nga duart, diçka që nuk i ka pëlqyer as Mourinhos dhe po ashtu as tifozëve, të cilët e kanë bombarduar me komente ish mesfushorin e Everton, që madje duan që ai të largohet nga “Old Trafford”, shkruan Gazeta Express.
“Largohu nga klubi im”
“Mos harroni që ta merrni trurin me vete kudo që shkoni”
“Ju lutem shiteni Fellainin”
“Fellaini shpresoj se Mourinho do të pështyjë në ty”
Këto ishin disa na komentet e shumta që kanë lënë tifozët e “Djajve të Kuq” në rrjetet sociale, pas gabimit që bëri Fellaini.