Tifozët e Espanyol janë të dëshpruar me pozitën në të cilën gjendet klubi i tyre. Andaj tifozët kanë vënë mbishkrime të ndryshme rreth stadiumit ku edhe i kanë kërcënuar futbollistët e skuadrës, transmeton Gazeta Sinjali, përcjellë gazeta Koha.
“Të luash me pasionin tonë ka pasoja”, thuhet në një nga këto mbishkrime.
Espanyol gjendet në pozitën e fundit të La Ligës ku ka vetëm 24 pikë.