Tifozët e Real Madrid nuk e kanë harruar trajnerin Carlo Ancelotti. “Los Blancos”, të udhëhequr nga Julen Lopetegui, po kalojnë një moment të vështirë dhe kështu disa tifozë kanë kërkuar largimin e trajnerit spanjoll. Në fakt, disa kanë bërë thirrje për një kthim të italianit në stolin e kampionëve të Evropës. Carlo Ancelotti ka mbetur në zemër të tifozëve të Real Madridit. Nuk është e vështirë të imagjinohet, duke pasur parasysh se trajneri aktual i Napolit ishte ai që pas një pritjeje të gjatë, solli trofeun e Champions League në “Santiago Bernabeu”, i cili nuk ishte i zakonshëm, pasi ishte i 10.
Prandaj, duke pasur parasysh ndeshjet e fundit të Real Madridit, nuk është çudi që disa po kërkojnë që Lopetegui të shkarkohet, ndërsa po u kërkojnë drejtuesve të klubit që të gjejnë një trajner tjetër. Në fakt, Ancelotti është njëri prej këtyre teknikëve, pasi tifozët e Realit kanë nisur një fushatë në mediat sociale: “Kthehu në Madrid”. “Ne do t’ju presim në aeroportin e Valdebebas”. “Ju nuk e dini se sa na mungoni, gjeni”. Këto ishin disa nga Hashtaget e tifozëvë të “Los Blancos”.