Në fund, vendimin përfundimtar e kanë marrë tifozët! Përgjigja ka qenë një “jo” e pakthyeshme. Roman Zozulya nuk do të jetë një futbollist i Rayo Vallecano dhe ky vendim është i parevokueshëm. Sulmuesi ukrainas kishte firmosur pak ditë më parë për t’u transferuar në formën e huazimit te klubi i tretë në Madrid, që ndodhet në zonën e ulët të klasifikimit të kategorisë së dytë spanjolle. Por pas polemikave dhe banderolave kundër, Zozulya është detyruar të rikthehet te Betis Sevilla. Ku padyshim nuk do të luajë në të gjithë pjesën e mbetur të sezonit
Arsyeja e kontestimit nga tifozët? Akuzat për nazizëm, që lindën gjatë verës së kaluar. Reagimi ishte me indinjim nga pejsa më e madhe e tifozëve që solli edhe tension gjatë stërvitjes të skuadrës në mëngjes. “Fitili” i polemikës u ndez në verën e kaluar, kur gazeta spanjolle “ABC” akuzonte futbollistin që kishte zbarkuar në Spanjë me një fanellë që i përkiste një grupi ukrainas të ekstremit të djathtë. Në momentin që Rayo Vallecano formalizoi huazimin e tij, kanë ardhur ofendimet dhe kërcënimet nga tifozët. Në stërvitjen e fundit kishte edhe një banderolë ku shkruhej: “Vallekas nuk është një vend për nazistët”.
Nuk vlejtën aspak deklaratat e presidentit të Rayo Vallecano, Luis Yanjez, që gjatë një interviste për “Radio Cope” kishte deklaroi: “Ka qenë një keqkuptim. Futbollisti nuk ka asnjë lidhje me nazizmin ose neonazizmin.” Në një deklaratë për shtyp, klubi i Vallecano sqaronte: “Stema në fjalë ishte ajo e Ukrainës me disa fraza në anët e saj nga poeti Taras Shevchenko, i cili studiohet në të gjitha shkollat ku flitet rusisht.” Vetë futbollisti deklaroi: “Veprimet dhe mendimet e mua janë të njëjta me ato të Rayo dhe tifozerisë së tyre. Nuk jam as nazist, as fashist, as ekstremist.” Megjithatë, tifozët e rebelua nuk kanë dashur asnjë shpjegim. Futbollisti dhe klubi nuk mundën të bëjnë asgjë, veç një hap prapa.