Një grup tifozësh radikalë të PSG-së kanë lëvizur këtë mëngjes në dyert e hotelit, ku janë grumbulluarr lojtarët e Real Madridit në kryeqytetin francnez, me qëllim që t’i shqetësojë ata para ndeshjes së dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, të cilën skuadrat e bardhë do ta luajë sonte kundër PSG-së. Siç është reflektuar edhe në videon e përhapur në rrjetet sociale, ngjarjet ndodhën në orën 01:30, çka e detyroi policinë të ndërhyjë. Në video ju mund të dëgjoni qartë zhurmën e fishekzjarreve të ndryshme që shpërthejnë, ato të daulleve dhe “brirëve” që përdoren nga ifozët radikalë francezë, si dhe automjetet e xhandarmërisë. Një koktej incidentesh, që parashikojnë një lojë të nxehtë për Zinedine Zidane në “Parc des Princes”.