Tifozët e PSG-së nuk durojnë më, “sulmojnë” tre yjet e ekipit

0

Situata te PSG-ja nuk është aspak e mirë, aq më tepër edhe pas asaj humbje me Dortmundin në Ligën e Kampionëve, ku loja e ekipit francez nuk kënaqi aspak, duke ditur se nga të gjithë kërkohet fitorja e këtij kompeticioni.

Tifozët parisien të pakënaqur nga skuadra e tyre, kanë shpalosur një banderolë në ndeshjen e djeshme ndaj Bordo, e fituar nga PSG-ja me rezultatin 4-3. Tifozët kanë “sulmuar” tre nga lojtarët më të mirë të ekipit, siç janë Tiago Silva, Kilian Mbape dhe Nejmar.

Në drejtim të këtyre lojtarëve ka pasur një banderolë ku shkruhej: “Ju nuk keni personalitetin e duhur, për këtë ekip”. Pikërisht thuhet se të 3 këta futbollistë në merkaton e verës do të largohen nga ekipi francez, me destinacionet që nuk dihen ende.

Comments are closed.