Në ndeshjen Olympiacos-AEK tifozët vendas kanë shpalosur disa banera, ku shkruhej: “Kosova është Serbi”. Tifozët e Olympiacosit njihen për urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve, gjë të cilën e kanë dëshmuar edhe në të kaluarën me koreografi e mesazhe të ndryshme. Kujtojmë se ditë më parë, Lokomotiva e Moskës është dënuar nga UEFA për thirrjet raciste ndaj shqiptarëve, në ndeshjen mes rusëve të Moskës dhe Skënderbeut. Pritet një dënim edhe për Oluympiacos, për shkak se UEFA nuk i toleron sjellje të tilla.