Tifozët e Liverpoolit të irrituar me klubin që i la pa paga punonjësit e vet

11

‘Spirit of Shankly’, sindikata e mbështetësve të Liverpoolit, i ka kërkuar klubit të shpjegojë vendimin e tyre të diskutueshëm për t’i mos dhënë paga punonjësve të klubit. Reds njoftoi të shtunën se ata ndjekin shembullin e Tottenham, Norwich, Bournemouth dhe Newcastle duke përdorur skemën e qeverisë.
Goal raporton që rreth gjysma e anëtarëve të stafit të klubit që nuk luajnë do të shkojnë në pushime, përfshirë punëtorët e shitjes me pakicë, stafin e medieve dhe anëtarët e ekipit të partneriteteve, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta KOHA.

Vendimi do të lejojë, klubin të kursejë rreth 750 mijë fu8nte në muaj gjatë 12 javëve të ardhshme. Për dallim nga katër klubet e tjera që kanë marrë këtë vendim, Liverpool konfirmoi se i gjithë personeli do të merrte pagë të plotë, me klubin të angazhuar për të ngritur pagat që tejkalojnë 2.500 funte në kufirin e vendosur nga Qeveria. Reds kanë thënë tashmë se i gjithë stafi i ndeshjeve dhe ai jo i ndeshjes do të paguhet plotësisht ndërsa Premierliga është pezulluar.

Vendimi i tyre për të çuar në pushim një pjesë të mirë të stafit, megjithatë, ka tërhequr kritika të gjera, përfshirë këtu edhe brenda bazës së tyre mbështetës. Spirit of Shankly, i cili bashkëpunon ngushtë me një grup çështjesh, përfshirë biletën, diversitetin dhe sigurinë e tifozëve, lëshoi një deklaratë të shtunën në mbrëmje në të cilën ata mohuan raportet në një gazetë kombëtare që ata “kishin refuzuar të kritikonin” vendimin e Liverpoolit, duke e bërë një gjë të tillë dhe duke kërkuar shpjegime nga drejtuesit. Është e pakuptueshme se si një ekip që edicionin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, nuk ka financa të mbijetojë për shkak të krizës.

Comments are closed.