Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit është një nga takimet që tifozët e futbollit mezi e presin. Kjo pasi rivaliteti mes klubeve është në nivelin maksimal si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ashtu siç e do tradita, tifozët vendas përgatisin koreografi të bukura, që zakonisht janë thumbim për kundërshtarët.
Fillimisht në stadiumin e Juves koreografia hapëse ishte llogo e re me ngjyrat e flamurit italian, e përcjellur me drita dhe muzikë. “Një i mençur thotë: Kina është afër, Italia është një mirazh (përshtypje e rreme, iluzion)”, shkruante në koreografinë e dytë të tifozëve të Zonjës së Vjetër në derbin e së shtunës.
Kjo një tallje për kryesinë kineze që ka klubi zikaltër dhe dëshirën që kanë ata për të fituar Scudetton këtë sezon. “Duke lënë pas Juventus – Inter, tani jemi gati “PËR” ndeshjen e skuadrave që kurrë nuk kanë qenë në Serie B. Shihemi në San Siro, Pordenone!”, shkruhet në njoftimin për ndeshjen e Kupës.
Kjo ishte një thumb i vogël për Juven dhe kundërshtarët e tjerë, pasi Interi për dallim nga Zonja e Vjetër nuk ka garuar kurrë në ligën e dytë italiane të futbollit.