Tifozët e Juventus janë duke konsideruar të bojkotojnë udhëtimin në Milano muajin e ardhshëm, në protestë të çmimit të lartë të biletave. Ultrasit bardhezinj kanë qëndruar të heshtur në ndeshjet brenda për shkak të rritjes së çmimeve, por tifozët e tyre gjithashtu po paguajnë më shumë për ndeshjet jashtë fushës. Biletat për sektorin e tifozëve vizitorë, në katin e tretë të San Siro-s, opër ndeshjen ndaj Milan-it më 11 nëntor do të kushtojnë 75 euro. Sipas Tuttosport, disa tifozë të Juve-s janë duke konsideruar bojkotin e ndeshjes, dhe me shumë mundësi ato vende nuk do të shiten edhe me përfshirjen e tifozëve të thjeshtë.