Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger është nën presion të konsiderueshëm pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve. Ekipi londinez u poshtërua nga Bayern Munich, i cili fitoi me rezultat të përgjithshëm 10:2, shkruan goal.com. Një pjesë e madhe e tifozëve kanë protestuar pas ndeshjes duke kërkuar largimin e Wengerit, përcjell Express”, transmeton Koha.