Roma gëzoi dje tifozët me fitoren impresive ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-0, në ndeshjen që u zhvillua në ‘Olimpico’, përcjell Gazeta Metro. Por, një moment interesant është regjistruar gjatë festimeve të lojtarëve të Romës pas shënimit të njërit prej golave gjatë ndeshjes. Pasi sulmuesi Stephan El Shaarawy shënoi, shkoi të festonte me bashkëlojtarët, por Diego Perotti i kishte përgatitur një ‘surprizë’.
Kamerat televizive kanë kapur momentin kur Perotti e ngacmon shokun në një vend të papërshtatshëm, gjest ky që e zuri në befasi edhe vet El Shaarawyn, i cili u kthye me ngut prapa për të shikuar kush e bëri atë gjest. El Shaarawy shënoi dje dy gola, në fitoren e bujshme të Romës ndaj Chelseat. Italianët kishin arritur rezultat pozitiv edhe në Londër, ku kishin barazuar 3-3, rezultate që ia kanë siguruar përkohësisht pozitën e parë në grup me një pikë më shumë se londinezët.