Bosnja Hercegovina është eliminuar nga faza e grupeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Përkundër fitores së mbrëmshme kundër Estonisë me rezultat 1 me 2, Bosnja e mbylli në pozitën e tretë me 17 pikë. Për këtë arsye, tifozët boshnjak ishin tejet të frustruar, dhe këtë inati e treguan duke ia futë flakën stadiumit të Estonisë me dhjetëra fishekzjarrë, transmeton indeksonline. Kjo nuk do t’i pëlqej aspak FIFA-së, e cila së shpejti pritet ta marrë një vendim për këtë gjest jo të mirë të tifozëve nga Bosnja Hercegovina.