Kroacia ka mposhtur Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ditën e mërkurë, duke prishur ëndrrat e anglezëve që donin të sillnin në shtëpi trofeun që pas 1966-ës. Gjithsesi, disa tifozë kanë qenë aq të sigurt për fitoren e trofeut sa që kanë bërë tatuazhe të triumfit – përpara se kombëtarja e tyre të dështojë edhe njëherë. Një tifoz ka bërë tatuazh ekstrem me fytyrën e Harry Kane dhe titullin “Fituesit e Kupës së Botës”. Një tjetër tifoz ka bërë tatuazh Kupën e Botës ndërsa një tjetër frazën e famshme “It’s coming home”. Por askush nuk ka bërë tatuazhin më të bukur se tifozi që ka vendosur Harry Maguire në gjoks. Mbrojtësi në fakt e ka parë tifozin me tatuazh dhe i ka dhënë një fanellë të firmosur. Megjithëse Anglia ka humbur shansin për të fituar trofeun këtë vit, ajo do të ndeshet me Belgjikën për vendin e tretë.