Ndërkohë që “Beverly Hills 90210” po bëhet gati për shfaqje televizive me yjet e tij origjinale, fansat nuk mund të presin që Tiffani Thiessen t’iu bashkohet atyre.
Aktorja ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e vazhdimit të serisë pasi është e zënë me xhirime të tjera.
“Unë jam e zënë me xhirimet e sezonit të tretë të ‘Alexa dhe Katie’. Jam në mesin e xhirimeve të sezonit tim deri në shtator”, tha Thiessen, e cila ka luajtur rolin e Valerie Malone në serialin origjinal.
Sa i përket serisë së ardhshme të Beverly Hills, Thiessen tha se “nuk di shumë për këtë, por di që njerëzit do të jenë të ngazëllyer”.