Paulo Sousa nuk është më trajneri i skuadrës kineze, Tianjin Quanjian. Drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë ish-teknikun e Fiorentinës për shkak të rezultateve të dobëta, ku në 6 ndeshjet e fundit ata kanë regjistruar 4 humbje dhe dy barazime. Humbja 3-0 ndaj Chongqing Lifang rezultoi fatale për teknikun portugez, i cili mori drejtimin e skuadrës kineze nëntorin e vitit të kaluar. Tianjin Quanjian ndodhet në vendin e 13 në renditjen e kampionatit me 27 pikë, vetëm 5 pikë më shumë nga vendi që të çon një kategori më poshtë.