Prishje të qetësisë publike, fyerje ndaj stafit të lokalit dhe sulm racor ndaj efektivit të policisë. Këto kanë qenë akuzat me të cilat është përballur një studente në Londër si pasojë e të cilave ka përfunduar edhe në pranga. Por vendimi i gjykatësit ka qenë qesharak, duke mos i dhënë vajzës asnjë masë ndëshkuese. Karolina Szumko, 18 vjeçe nga Polonia kishte shkuar për tu argëtuar në një lokal, por pasi kishte pirë një gjysmë shishe me vodka nisi që të bëjë rrëmujë. Vajza sulmoi dhunshëm personelin e lokalit. Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar dhe për pasojë u arrestua për dhunën e treguar në lokal. Pas kësaj, vajza nisi që të fyejë efektivin e policisë sepse ai ishte më ngjyrë. Gjithashtu ajo thoshte se duhej të lirohej sepse ishte e bardhë dhe iu uronte Krishtlindjet edhe njerëzve myslimanë. “Ti more zezak nuk duhet të qëndrosh mes nesh”, i tha Szumko policit. Gjykatësi vendosi që ta çlirojë atë nga çdo akuzë sepse ajo ishte një “zonjë”. “Nuk jam duke e dërguar një zonjë në burg për një gjë si kjo”, tha gjykatësi.