“Ti je mysliman! Mos Festo”. Afishe me këtë përmbajtje janë shpërndarë dhe ngjitur gjithandej Komunës së Çairit në Shkup, ndërsa pas kësaj “fushatë”, qëndron e ashtuquajtura Iniciativa “Vepro”. “A ka më mirë se dikush me ju largu mëkatit (haramit) e ti të jesh sebep!”, shkruan në një postim të profilit në Facebook kjo iniciativë, ndërsa bën thirrje që të mos festohet ndërrimi i motmoteve. Ndryshe, edhe vjet e parvjet, me rastin e festave të fundvitit, shoqata dhe lëvizje të ndryshme fetare kanë shpërndarë dhe ngjitur afishe që bëjnë thirrje për “bojkot” të festave të Vitit të Ri.