I riu i dhuroi të fejuarës së tij 1250 trëndafil të kuq. Një për çdo ditë të jetuar së bashku. Ky është gjesti i dashurisë i konceptuar nga Devid, drejtuesi i një bar-koktejli, për të fejuarën e tij Raffaella.
Siç raporton Il Gazzettino, çifti nga Sabaudia e Italisë janë bashkë prej rreth 4 vjetësh por kohët e fundit ishin ndarë për shkak të një grindjeje.
Tani që janë pajtuar, Devid donte që të habiste të fejuarën e tij, duke i bërë një kompozim rekord nga luleshitësi i tij i besueshëm Angelo Pilati. Trëndafilat e ardhur posaçërisht nga Holanda ishin vendosur brenda një shporte prej druri prej 6 metrash dhe ishte me rrota.
Kjo dhuratë speciale ka kushtuar rreth 3 mijë euro. Raffaella e gjeti buqetën gjigande në pragun e derës së shtëpisë. Ajo mbeti i mahnitur. A nuk është kjo ëndrra e çdo femre?