Hyrja e Nintendo në industrinë e lojërave mobile ka rezultuar një sukses i vërtetë. Super Mario Run arriti 200 milionë shkarkime sipas presidentit të kompanisë Tatsumi Kimishima. Si dhe loja për Nintendo Switch, Super Mario Odyssey është shitur në më shumë se 2 milionë njësi në tre ditët e para, raporton GameWorld. Të ardhurat nga lojërat mobile ishin 157 milionë dollar, ose 426 % më shumë sesa një vit më parë falë debutimit të Super Mario Run dhe Fire Emblem Heroes. Nintendo pritet të hyjë akoma më tej në këtë industri me prezantimin e Animal Crossing: Pocket Camp. Lajmi i Kimishima erdhi në një moment kur thuhet se shitjet kanë qenë 175% më të larta për kompaninë sesa për të njëjtën periudhë një vit më parë. Ai tha shitjet e Fire Emblem Heroes gjithashtu po shkojnë mirë së bashku me modelet e reja 2DS dhe 3DS. Në tërësi është raportuar se shitjet e 3DS kanë qenë 70 milionë.