Si fëmijë prindërit gjithmonë na kanë shtyrë në njëfarë mënyrë që të hamë spinaqin, përkundër dëshirës që nuk na pëlqente ata gjithmonë e kishin një “mashtrim” të lezetshëm për të na thënë “Haje se kur të rritesh ki me u bo si Popai i/e fortë. Por, shkencëtarët gjermanë kanë dalë me një teori të re e cila vërteton se spinaqi nuk është edhe aq i pasur me hekur. Në vend se të jenë në 100 gram spinaq, 30-40 gram hekur, e vërteta është se vetëm 3,5 apo 4 gram hekur janë në të!