Thyhen zyret e stadiumit të njohur kosovar! (FOTO)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë thyer dhe demoluar zyret e stadiumit të Trepçës 89′, ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. Këtë e ka konfirmuar klubi i Trepçës 89′ që kërkon nga organet e drejtësisë që të ketë më shumë patrullime afër stadiumit, pasi sipas tyre disa të rinjë që konsumojnë substanca narkotike po qëndrojnë afër stadiumit, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.

Ja njoftimi i klubit:

“Sot në orët e hershme të mëngjesit thyhen dhe demolohen zyret e Stadiumit Riza Lushta në Mitrovicë. Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar.
Nuk është hera e parë që ndodhin këso gjërash të pahishme siq dihet vite më parë ju është vënë edhe flaka Stadiumit.
Kërkojm nga organet e rendit dhe sigurisë për të cilët kemi besim të plotë që të ketë më shumë patrullime, sepse po ka raste kur edhe disa të rinjë për të cilët dyshohet se janë përdorues të substancave narkotike të cilët janë parë shumë shpesh afër Stadiumit”, shkruhet në njoftimin e Trepçës 89′.