Problemet për vogëlushen Zoe Lush nga Huntington Beach, California, dhe për prindërit e saj kanë nisur para se ajo të vinte në jetë. Nëna e vogëlushes amerikane, Chelsea, mësoi se e bija nuk do ishte si gjithë fëmijët e tjerë, gjatë ekografisë së bërë në muajin e pestë të shtatzënisë. Mjeku ushtroi një presion të lehtë në barkun e gruas, por aq mjaftoi që në kokën dhe në trupin e fetusit të shënoheshin mikrofraktura. Mjeku konstatoi se kockat e Zoe po thyheshin qysh në barkun e nënës. Tre muaj më vonë, Zoe erdhi në jetë “e thyer”, madje edhe gjatë lindjes pësoi thyerje të tjera. Në muajin e parë të jetës, vogëlushja pësoi fraktura në të dy krahët dhe në njërën këmbë. Gjendja e saj u kategorizua nga mjekët si “kockat e kristalta” ose thënë ndryshe osteogjenezë joperfekte, shkruan noa.al. Vetëm pas lindjes së saj, familja mësoi se sëmundja nuk ishte e kategorisë më të rëndë dhe se me të mund të jetohej, ndonëse me shpenzime shumë të mëdha. Por Zoe është e rrethuar nga dashuria e prindërve të saj dhe e shumë njerëzve të tjerë. Aq sa në GoFundMe u nis një fushatë për mbledhjen e të ardhurave, duke bërë që në muajin tetor të festohej ditëlindja e saj e gjashtë, por pa e humbur buzëqeshjen.
Thyhen kockat e fetusit pasi mjeku i shtyp barkun, shihni si duket pas 6 vitesh (FOTO)
Leave a comment