Fati i keq e përndjek që në start. Vetëm gjashtë minuta luajti Gordon Hajvard në ndeshjen mes Klivlend dhe Boston, sepse pas gjashtë minutash mbi parket, ylli i Seltiks pësoi një dëmtim “horror” që e detyron ti thotë lamtumirë pa e nisur ende këtë sezon. Gordon Hajvard ra keq pas një dyluftimi për topin me Lebron Xhejms , duke thyer këmbën e majtë. Fillimisht stafi mjekësor i Bostonit deklaroi se Hajvard kishte pësuar frakturë në gju por më pas u vërtetua se 27-vjeçari nga Indianapolis i cili këtë verë bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar nga Juta Xhez te Boston kishte thyer këmbën e majtë. Se sa kohë do ta zgjasë riaftësimi i tij nuk dihet, me skuadrën më të titulluar të NBA që humbet pa nisur mirë sezoni i ri i NBA një nga basketbollistët e saj më të mirë.