Një fermer nga Newark, East Midlands, Britani e Madhe ka mundur të kultivojë qepën më të madhe që keni parë ndonjëherë. Peter Glazebrook ka bërë për të ‘qarë’ kopshtarët e tjerë teksa ka treguar perimen e tij ‘monstër’ që peshon plot 6.65 kg, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur po prej tij prej 5.4 kg. 73-vjeçari ka qenë fermer prej më shumë se 30 vjetësh dhe kjo nuk është hera e parë që thyen rekorde me përmasat e frutave dhe perimeve që kultivon.