A jeni të interesuar të dini se çfarë ushqimesh shmangin ekspertët që merrem me ushqimin?
Më poshtë janë të renditura 3 ushqimet që ju konsumoni më shumë, por që në të vërtetë janë ‘armiqtë’ tuaj kryesorë dhe duhet t’i evitoni me patjetër.
Djathi
Djathi është një ushqim që nuk duhet të konsumohet në sasi të tepërta. Për hir të së vërtetës mund të mos e konsumoni fare sepse mjaft mirë kalciumin mund ta merrni edhe në mënyra të tjera.
Duhet të dini se djathi është përgjithësisht i lartë në kalori, yndyrë të ngopur dhe natrium, të cilat nuk i bëjnë aspak mirë organizmit. Prandaj ekspertët sugjerojnë që në vend të djathit të konsumoni qumësht me yndyrë të ulët, ose kos të pasur me vitaminë D.
Mos harroni se arrat, farat, bishtajoret dhe zarzavatet me gjethe të errëta gjithashtu përmbajnë kalcium.
Pije energjike
Kur na pret një natë e gjatë përpara, të gjithë rendim pas një Red Bull-i, por kjo është e ‘tmerrshme’ për shëndetin.
Pijet energjike kanë shumë kafeinë dhe stimulues. Të gjithë mendojnë se pijet energjike të japin energji, por ajo që realisht ato të japin është vetëm gjumë.
Popcorn-at e kinemasë
Racionet e mëdha të popcorn-eve përmbajnë mbi 1000 kalori dhe 40 gram yndyrë, duke mos llogaritur gjalpin.
Që në këtë moment mund të nisni të mendoni se me çfarë do e shoqëroni filmin e radhës në kinema…