Nuk ngeli aktore që nuk ishte ngacmuar seksualisht apo qoftë edhe abuzuar nga kolegët meshkuj. Të paktën kështu dhanë deklaratat e tyre shumë prej femrave që tashmë janë pjesë e Hollywood. Një sërë skandalesh që përfshinë emra të rëndësishëm nga industria e kinematografisë më të madhe në botë. Së fundmi edhe aktorja shqiptare, Eliza Dushku rrëfeu se ishte përdhunuar në moshën 12-vjeçare. Por, sipas aktorit Liam Neeson këto skandale që janë duke e dridhur Hollywoodin prej disa muajsh janë gjueti shtrigash.
Liam Neeson thotë:
“Janë disa njerëz, personalitete të njohura, të cilët përnjëherë janë akuzuar se e kanë prekur gjurin e ndonjë femre ose diçka të ngjashme, dhe përnjëherë janë përjashtuar nga gjithçka që kanë punuar”.
Ylli i “Taken” nuk i ka besuar aspak aktoreve që kanë rrëfyer abuzimet dhe ngacmimet seksuale duke i cilësuar ato si një nismë që po përdoret kundër disa figurave. Njëri prej aktorëve të akuzuar për abuzime seksuale është edhe Dustin Hoffman, të cilin e kanë paditur gjashtë femra.