Joshua Walter Kimmich, vetëm 24 vjeç, është padiskutim një ndër futbollistët më të talentuar në botë dhe rritja që ka pasur këto vitet e fundit ka qenë e frikshme. Meritë e Pep Guardiolas, i cili e priti te Bayern Munich kur në janar të vitit 2015 do të transferohej nga Stuttgart për vlerën 8,5 mln euro.
Stuttgart, që e kishte shitur te Leipzig për 500 mijë euro me të drejtë blerje 1,5 mln euro nuk e humbi këtë shans, duke arkëtuar mirë. Megjithatë, askush nuk e mendonte se mbrojtësi i krahut të djathtë do të ishte edhe një mesfushor i jashtëzakonshëm.
Praktikisht, Kimmich është universal dhe Bayern e mban fort. Megjithatë, fillimet e tij te Bayern, deri sa të kuptonte realitetin e klubit më të famshëm në Gjermani dhe ndër më të njohurit në botë, kanë qenë pak të ndrojtura…
E rrëfen Thomas Muller, një senator tashmë te Bayern.