Presidenti i Rayo Vallecano, Raul Martin Presa dënoi brohoritjet kundër lojtarit të Albacete, Roman Zozulya që çoi në anulimin e ndeshjes së Segunda Division, dhe tha se klubi i tij ishte gjithashtu një “viktimë”.
Ndeshja e së dielës në Vallecas u ndërpre në fund të pjesës së parë nga gjyqtari Jose Antonio Lopez Toca pasi Zozulya u shënjestrua nga tifozët vendas gjatë 45 minutave të para.
Zozulya, ish-lojtar i Ukrainës, iu bashkua Rayo me huazim nga Real Betis në 2017, por transferimi nuk zgjati shumë kur mbështetësit protestuan kundër transferimit për shkak të lidhjeve të tij me të djathtën, të cilat lojtari i ka mohuar rreptësisht, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.
Presa tha në citimet e postuara në llogarinë zyrtare në Twitter të Rayo se klubi ofroi që pjesa e dytë të luhej pa tifozë, por kjo u refuzua. Ende nuk është marrë vendimi nga ana e RFEF, ku kanë mbetur edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar.