Në mbarë Evropën artistë dhe intelektualë do të bëjnë thirrje sot për themelim të “Republikës Evropiane”, që do t’i zëvendësonte shtetet nacionale të kontinentit.
Njëqind vite nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore aktivistët planifikojnë që në orën 16 sipas kohës së Evropës së Mesme të shpallin “Republikës Evropiane” në dhjetëra qytete.
Iniciativën e ngritën një grup që quhet Ballkon Evropian projekt ithtarët e të cilës janë politikologë, filozofë dhe shkrimtarë.
“Sovraniteti i shteteve zëvendësohet me sovranitetin e qytetarëve”, thuhet në manifestin e publikuar në sajtin e kësaj organizate.