Thirrje investuese turq të kyçen në realizimin e projekteve infrastrukturore

Shkup, 21 shkurt – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski ka realizuar takim me përfaqësues të Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATTO) me të cilët ka biseduar për mundësinë që investuesit turq të kyçen në realizimin e projekteve infrastrukturore në vend.

Sugarevski e sqaroi programin investues për realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe komunale dhe potencoi se plani i Qeverisë është ndërtimi dhe rikonstruimi i mbi 700 kilometrave rrjet rrugor dhe ndërtimi i Korridorit hekurudhor 8 drejtë Bullgarisë.

“Bashkësia ekonomike turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut është faktor i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë dhe këtu shohim interes të përbashkëta. Kemi biseduar për të gjitha projektet infrastrukturore, për reformën e re në ligjet që e rregullojnë veprimtarinë ndërtimore dhe u bëra thirrje të gjithë të interesuarve të kyçen në realizimin e tyre. Vijon periudhë e investimeve të mëdha dhe shpresoj se një pjesë e tyre do të paraqesin interes të kyçen në ndërtimin e objekteve kapitale”, sqaroi Sugareski.

Në takim, siç kumtoi Ministria dikasteriale, është biseduar edhe për Ligjin e ri për planifikim urbanistik dhe zgjidhjet e reja në Ligjin për ndërtim.