Shkup, 8 mar – Maqedonia 2025 shpalli thirrje të hapur për edicionin e 11-të të LIDER projektit, i cili mbahet në Shkup nga data 7 deri më 18 maj.
Programi është tërësisht falas dhe paraqet MBA punëtori dhjetëditëshe (Management and Business Administration), e cila i nxit sipërmarrësit e Maqedonisë të zhvillojnë zgjidhje lokale të biznesit, duke krijuar mundësi të reja në shoqëritë e tyre.
“Sipërmarrësit do të kenë mundësi t’i zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe ndjenjën e tyre të biznesit. Pa dallim nëse veçmë posedoni biznes personal ose sërish keni ide kualitative të biznesit, të cilën dëshironi ta realizoni, LIDER projekti do t’ju ndihmojë të arrini një hap më afër qëllimit tuaj!”, thonë organizatorët.
Thirrja është e hapur deri më 10 prill 2018. Më shumë informata për kriteret dhe mënyrën e aplikimit do të gjeni në: http://www.macedonia2025.
Organizator i projektit nga viti 1991 është Ivey School of Business.