Tiranë, 26 dhjetor– Katër organizata ndërkombëtare mediatike sot i bënë thirrje Qeverisë shqiptare që të heqë dorë nga dy propozim-ligjet për rregullativë shtetërore dhe regjistrim të obliguar për media onlajn, të cilat planifikon t’i miratojë për luftën kundër lajmeve të rreme.
Në letrën deri te kryeministri Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Qendra evropiane për lirinë e mediave, Federata evropiane e gazetarëve, Reporterë pa kufij dhe “PEN Intreneshënëll” kërkuan nga autoritetet shqiptare që ta tërheqin ligjin, t’i përfshijnë gazetarët dhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare në përpilimin e ligjeve të reja.
Në letër thuhet se në vendet demokratike “onlajn mediat janë vetërregulluese”.
Në tetor edhe OSBE-ja shfaqi shqetësim për shkak të sistemit të ri për regjistrim për faqe mediatike interneti në Shqipëri.