Kreu i shtetit Ilir Meta ka deklaruar se tashmë është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre. Sipas tij Shqipëria nuk drejtohet me rezolutë por me kushtetutë .
Ndër të tjera gjatë konferencës për mediat Meta është shprehur se si president do të qëndroj si kryegarant i mbrojtjes së kushtetutë dhe do ti kundërvihet përpjekjeve të tilla shkatërrimtare dhe antikombëtare.
“Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë në mbrojtje të Kushtetutës, Kushtetuta është vija e kuqe dhe e kuqe flakë nga armiqtë e saj. Presidenti do jetë në mbrojtje të drejtpërdrejtë. Presidenti do të kërkojë që përmes referendumit të mbrojë Republikën. Të vendosë nëse do të kthehet në diktaturë. Referendumi është demokracia direkte, demokracia në veprim. Presidenti do bëjë gjithçka që kjo e drejtë të ushtrohet lirisht”.(koha.mk)