“Thikë mbas shpine”, mbështetësit e Trumpit ndjehen të tradhtuar

108

“Nënshtrimi” i vonuar i Donald Trump për një tranzicion paqësor dhe të rregullt të pushtetit pas sulmeve të Parlamentit në SHBA ka provokuar zemërim dhe teori konspirative midis ndjekësve të tij më të flaktë. Në kanalet e mediave sociale dhe sallat e bisedave si Parler dhe 4chan, ku Trumpistët e ekstremit të djathtë kanë gravituar ndërsa faqet e tjera të mediave sociale janë mbyllur, kishte ankesa për tradhti. Trump pretendoi të enjten se ai ishte “i zemëruar nga dhuna dhe paligjshmëria” e rrethimit të Kapitolit dhe tha se ata që “thyen ligjin do të ndëshkohen” – komente që më shumë reflektojnë shqetësim mbi rritjen e rrezikut ligjor dhe politik sesa kthimin e Trump tek integriteti.

Sidoqoftë, këto fjalë nxitën zemërim dhe hidhërim tek mbështetësit e tij më të fortë. “Një grusht poshtë mesit”, tha një. “Një thikë në shpinë”, një tjetër. Një i tretë: “Më bëri të vjell!” Reagimet e elementeve më të moderuar të mbështetësve të Trump kanë qenë më udhëzuese. Faqe të tilla si Breitbart dhe Daily Caller duket se janë kapur pas një konsensusi të ri republikan që është bërë gjithnjë e më armiqësor ndaj Trump, duke e fajësuar atë jo vetëm për sulmet e Kapitolit, por edhe për dorëzimin e presidencës, Dhomës së Përfaqësuesve dhe, në fillim të kësaj jave, Senati ndaj Demokratëve. Për “ultrasit” e tij ama, si TrumpSupporterLTD, ndjenjat ishin të zymta: Ata kanë një besim pothuajse metafizik që Trump, megjithëse zotëron shumë prova se zgjedhjet janë vjedhur, vazhdon të bëjë lëvizje politike misterioze.

“Trump nuk u nënshtrua. Ai përdori komunikimin për të blerë pak kohë shtesë sepse senatorët dhe kongresmenët që e mbështesin atë po kërcënohen me jetën e familjeve të tyre nga Deep State dhe / ose kinezët komunistë … Unë besoj që Trump do të vërë në funksion ushtrinë për të ruajtur pushtetin dhe do të sigurohet të krijojë një administratë të re të tijën”, raportohet të ketë thënë një nga mbështetësit e flaktë të Trump. E megjithatë, kjo nuk do ndodhë. Trump u zotua se – edhe pse nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve –  do të sigurojë një tranzicion të paqtë pushteti me datë 20 janar, atëherë kur pritet që Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.