Bayerni duket se është dorëzuar përballë Thiago Alcantaras, i cili nuk planifikon ta rinovojë kontratën e tij (zgjat deri në vitin 2021) në Munih. Për pasojë, klubi bavarez i ka vendosur një çmim tashmë braziliano-spanjollit. Sipas “Bild”, bavarezët do të bien dakord për shitjen e lojtarit për aq kohë sa të marrin një ofertë prej jo më pak se 30 milionë euro. Sigurisht, siç e konfirmon tabloidi i njohur gjerman, asnjë klub evropian nuk ka paraqitur ende një ofertë zyrtare për mesfushorin 29-vjeçar.
U përfol se Jurgen Klopp e do në Premier League, por kampioni anglez nuk është në më të mirën e tij, kur bëhet fjalë për anën ekonomike. Po ashtu, “Reds” nuk janë të bindur nëse një lojtar në prag të 30-tave vlen një shumë e tillë.
Prandaj, Bayerni do të presë dhe nuk do të kërkojë ndonjë zëvendësues për të, derisa të zgjidhet e ardhmja e Thiago. Menaxhmenti sportiv i gjigantëve të Bundesligës ka filluar tashmë bisedat me Barcelonën për të negociuar një transferim të mundshëm të Pedri, në rast se Thiago largohet përfundimisht. E njëjta gjë ndodh me David Alaba, një shtyllë tjetër e pesë herë kampionit evropian, që nuk pranon të rinovojë, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2021.
Sipas mediave të shumta gjermane, agjenti i tij, Pini Zahavi, i kërkon Bayernit 20 milionë euro në vit në mënyrë që klienti i tij të firmosë kontratë të re në Munih, kërkesë me të cilën klubi bavarez nuk pajtohet. Bisedimet, pra, kanë ngrirë që nga fundi i qershorit. Bayern dëshiron të rinovojë, por kurrsesi me cilindo çmim.