Theu shtyllën kurrizore në garë, mundësi shqiptar përfundon në koma

15

Kampioni shqiptar i mundjes për U17, Leonardo Frrokaj, është bërë protagonisti fatkeq i një ngjarje të rëndë gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe në Slloveni, pasi ka përfunduar në koma pas një incidenti në garë.

Sipas asaj që raporton “Top Channel”, sportisti që garon në peshën 63 kilogramë në stilin greko-romak, po garonte në gjysmëfinale më datë 4 nëntor ndaj një bashkëmoshatari moldav. Pas një përplasje ai ka humbur menjëherë ndjenjat duke mbetur i shtrirë në tapet. Mjekët e pranishëm e kanë asistuar menjëherë dhe është konstatuar se kjo ishte pasojë e dëmtimit të dy vertebrave në shtyllën kurrizore.
Ai është transportuar menjëherë me helikopter nga Mursak Sobota, ku zhvillohej gara, në Ljubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur 4 orë. Megjithatë, situata shëndetësore e tij është e rëndë, pasi djaloshi është në koma dhe së shpejti pritet që mjekët të kryejnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale për të stabilizuar gjendjen dhe për të kthyer frymëmarrjen natyrale të sportistit shqiptar.

Comments are closed.